INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Robotët tani edhe hajdutë. Në 30 minuta “thyejnë” sigurinë e kasafortave [VIDEO]

Publikuar më: 13:48 31-07-2017

Një grup hakerash ka ndërtuar një robot që mund të thyejë sigurinë e kasafortave. Ekipi i i hakerave në Kolorado ndërtoi një robot që thyen sigurinë dhe demonstroi gjithë procesin në kongresin e piraterisë në Las Vegas. Roboti mori rreth 30 minuta për të goditur sigurinë, duke zbuluar kombinimin përpara publikut. Roboti punon duke zvogëluar numrin e kombinimeve të mundshme nga një milion në 1,000. Më pas ai përpiqet të gjejë mundësitë e mbetura. Roboti kushton rreth 200 dollarë për tu ndërtuar dhe përdor copa të printuara 3D, të cilat mund të zëvendësohen për lloje të ndryshme të kasaforave të kombinuara.  . Gjithçka nisi kur gruaja e një prej hakerave me emrin Seidle bleu në treg një kasafortë që nuk mund të hapej pasi pronari i mëparshëm kishte harruar kombinimin dhe e sfidoi atë që të thyente kodin e sigurisë.  Seidle ftoi kolegët e tij dhe në katër muaj ndërtuan robotin. U deshën vetëm 15 minuta që roboti të thyente kodin e sigurisë së kasafortës së blerë në treg,  Robotit i duhet një kohë nga 73 minuta maksimumi, ose edhe deri në vetëm pak minuta për të thyer sigurinë.

Article Logic
Execution time: 0.0022420883178711