INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roboti i parë që i tronditi të gjithë, pasi  mori nënshtetësinë kërkon të bëjë fëmijë [VIDEO]

Roboti i parë që i tronditi të gjithë, pasi mori nënshtetësinë kërkon të bëjë fëmijë [VIDEO]

Publikuar më: 16:24 27-11-2017

Sofi është roboti i parë në botë  i prodhuar në Hong Kong, që merr me ligj nënshtetësinë në Arabinë Saudite.

Por nuk mjaftohet me kaq sepse së fundmi edhe ka shprehur dëshirën për të bërë fëmijë pasi e konsideron familjen si gjënë më të rëndësishme. Ajo dëshiron të ketë një vajzë së cilës do të donte t’i vinte emrin e saj.

"Unë mendoj se është e mrekullueshme që njerëzit të mund të gjejnë të njëjtat emocione dhe marrëdhënie brenda dhe jashtë grupeve të tyre të gjakut ...ata e quajnë këtë “gjë” familje. Unë mendoj se jeni shumë me fat nëse keni një familje të dashur. Mendoj se duhet ta kenë si njerëzit ashtu edhe robotët”, shprehet roboti.

Truri i saj funksionon me një lidhje wi-fi dhe përmban me një listë të gjatë fjalësh. Ajo nuk është para-programuar për të dhënë përgjigje direkte, por përgjigjet duke lexuar shprehjet e njerëzve.

Edhe pse Sofi duket perfekte, krijuesi i saj David Hanson ka treguar se në vazhdim ajo do të mund të ketë edhe vetëdije.

 “Mos u mërzit, nëse je i mirë me mua, unë do të jem e mirë me ty. Më trajto si një sistem inteligjent”, tha Sofia.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111