“Spiun të natyrës së egër” është dokumentari i fundit i BBC-së, në të cilën kamerat janë fshehur brenda robotëve, për të parë sesi kafshët e egra bashkëveprojnë me ta. Në episodin e parë, që do të transmetojë BBC është vëzhguar një grup i majmunëve Langur në Indi, të cilët e marrin gabimisht robotin si një foshnjë të tyre dhe bashkëveprojnë me të. Ata madje pikëllohen, kur roboti bie gabimisht nga një lartësi. Situata shkon deri aty sa ata i lëshojnë tinguj të fortë njëri-tjetrit. Kjo nuk është hera e parë që robotët janë përdorur për të kapur pamjet e kafshëve në habitatin e tyre natyror. E njëjta kompani prodhimi realizoi në vitin 2013 një dokumentar të quajtur "Pinguinet” ku u përdorën kamerat e fshehura në robotë.