Doni të shkoni jashtë për drekë por ju premton koha? Mos u shqetësoni tani është krijuar një makinë robot që e sjell tek ju. Yelp Eat24 është roboti që është shpikur në San Francisko, i cili do t'iu vijë në ndihmë të gjitha restoranteve për shpërndarjen e ushqimit në mënyrë të shpejtë dhe me pak kosto. Roboti ka formën e një makine të vogël qe drejtohet nëpërmjet disa kamerave dhe sensoreve. Ky projekt ka kapur shifrën e 4 milionë dollarëve dhe roboti Yelp Eat24 është i aftë të udhëtoj për disa kilometra. Roboti e mban ushqimin në çanta të ngrohta që nga restoranti ku e keni porositur dhe e transporton deri tek dera juaj. Krijuesit e këtij shpërndarësi unik shprehen se në të ardhmen këta robotë mund të përdoren për më shumë sesa thjesht t'iu sjellin ushqim.