INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roboti, tani edhe asistent shitje

Roboti, tani edhe asistent shitje

Publikuar më: 10:27 15-03-2016

Njerëzit në Japoni kanë mundësi të shohin shumë robotë human “Pepper”, në dyqane, dizajnuesit e të cilëve thonë se këta robotë mund të lexojnë dhe t’i përgjigjen humorit të përdoruesve të tyre. “Pepper” është 1.2 metra i gjatë dhe peshon rreth 28 kilogramë. Ai është i pajisur me një motor emocional dhe reagon sipas një sistemi artificial inteligjence, që lejon atë të analizojë gjestet, shprehitë dhe tonet e zërit.

Ky robot është krijuar dhe hedhur në treg nga kompania japoneze e internetit, “Softbank” në vitin 2014. 1000 robotët e parë “Pepper” janë shitur brenda një minuti të vetëm sapo ato u hodhën në treg.

Por çfarë ndodh tani në Japoni? Në qendrat tregtare dhe dyqane, “Pepper” është marrë si asistent shitje.

“Në katin e tetë, mund të gjesh frigoriferë, kondicionerë dhe makina larëse”, tha një robot “Pepper”.

Pepper ka shumë opsione lëvizjeje, por karakteristika kryesore e tyre janë funksionet emocionale, shkruan Oranews.

“Ka më shumë se 30 aplikacione emocionale dhe mund të stimulojë çdo pres që dëshiron, në varësi të përdoruesit të tij. Ai merr mesazhe që perceptohen nga truri njerëzor”, ka thënë Kenichi Yoshida, kryetarja e kompanisë robotike “Softbank”.

Një Pepper kushton sot 10 mijë dollarë. Zyrtarët e kompanisë që e prodhuan tho në se në fakt çmimi i robotit “Pepper” duhet të ishte më e lartë sepse edhe kostot e prodhimit të tij janë të larta.

Më shumë se 500 kompani kanë nisur ta përdorin robotin "Pepper" ndërsa më shumë se 200 të tjera po zhvillojnë aplikacionet e këtij lloj roboti.

“Softbank” dëshiron që këto robotë inteligjentë të jenë të stacionuar kudo në nevojë të shërbimeve për vizitorët e huaj, përgjatë Lojërave Olimpike në Tokio në vitin 2020.

Article Logic
Execution time: 0.0039308071136475