Kampioni italian sapo mori një ofertë prestigjoze, këtë herë larg fushave të blerta.
Antonio Cassano po jeton si i divorcuar në shtëpinë e tij pasi Sampdoria e ka vendosur jashtë listës së ekipit. Megjtithatë ai ka marrë një propozim të pazakontë për të gjetur sërish suksesin në jetë, vetëm se në fushën e pornografisë. Legjenda e pornografisë italiane, 52 vjeçari Rocco Siffredi e ka kërkuar nëpërmjet faqes së tij në Facebook, duke thënë se do ta merrte në çast pasi Cassano është numri 1. Nuk e dimë nëse e ka fjalën për në fushë apo në shtrat, por të shohim nëse Fantantonio do t’i çojë “cassanatet” (vepra të këqija të bëra nga ai) e tij në shtrat. Qëndron problemi që është i martuar dhe prind, por vogëlsirat nuk e kanë frenuar kurrë ish lojtarin e Romës, Real Madrid, Milan dhe Inter.