Një rekord tjetër mund të bjerë në duart e Roger Federer këtë javë në Monako, ku mund të kërkojë një rekord të pestë të çmimit “Laureus” si Sportist i Vitit. Cristiano Ronaldo dhe Rafael Nadal janë midis sportistëve në gjendje që mund ti mohojnë Roger Federer një rekord të pestë të Laureus si sportist i vitit.
Federer është në një barazim me Usain Bolt, i cili gjithashtu ka fituar për të katërtën herë çmimin individual vitin e kaluar pas lamtumirës në garën olimpike të Rio de Janeiro në vitin 2016. Rivali i Federer Novak Gjokoviç është fitues tre here i këtij çmimi, ndërsa Rafael Nadal e ka marrë këtë çmimin një herë dhe është në garë këtë vit pas fitoreve në US Open në 2017.
Në garë për sportistin e vitit, gjithashtu do të jenë edhe treshja britanike Mo Farah, Chris Froome dhe Lewis Hamilton