INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roger Federer: Nuk merrja dot frymë, nuk kishte ajër…

Roger Federer: Nuk merrja dot frymë, nuk kishte ajër…

Publikuar më: 13:57 04-09-2018

Surpriza më e madhe e grand slam të US Open mbetet padyshim eliminimi i tenistit zviceran Roger Federer, që në raundin e katërt u mund nga australiani John Millman, një emër i panjohur edhe pse renditet në vendin e 55-të në botë.

Pak orë pas humbjes, tenisti zviceran, numri 2 në botë, shpjegon se çfarë ndodhi në fushë: “Nuk merrja dot frymë në fushën e lojës, nuk kishte ajër. Djersitja e djersitja vazhdimisht dhe kjo ishte e besdizshme, pasi humbet energji me kalimin e kohës. E dija që do të ishte e vështirë, por kur ndihesh në këtë mënyrë nis të humbasësh raste. Jam i lumtur që ndeshja përfundoi.

Pavarësisht eliminimit, tenisti zviceran nuk e dramatizon situatën. “John bëri një ndeshje të mirë dhe e përballoi më mirë situatën e krijuar, pasi vjen nga një vend i tillë i lagësht dhe më shumë vapë si Australia. Në këtë ndeshje trupi im nuk arriti ta përballojë këtë problem”, - tha Federer.

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605