INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roja bregdetare i përgjigjet thirrjes për ndihmë, shpëtojnë dy persona nga vdekja

Roja bregdetare i përgjigjet thirrjes për ndihmë, shpëtojnë dy persona nga vdekja

Publikuar më: 11:38 04-02-2017

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në very të ishullit të Sazanit, në distancën 6 milje. Roja bregdetare ka arritur t’iu vijë në ndihmë dy personave të cilët rrezikonin seriozisht jetën. Mjeti i tyre kishte marrë ujë dhe ishin fikur motorrët ndaj ata kanë telefonuar rojen bregdetare.  “Ju lutem na ndihmoni, kemi ngelur në mes të detit. Motorët janë fikur dhe po na rrëmben rryma”, ka qenë thirrja e 2 personave në bord të gomones.

Menjëherë, Roja Forca Detare dërgoi anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, “P-03” dhe “Lissus P-133”, të cilat gjetën gomonen me dy personat në bord (një shtetas italian dhe një shqiptar), të cilët u imbarkuan në bordin e anijes “Lissus”, ndërsa gomonia u braktis  pasi për shkak të dëmtimeve dhe të kushteve të detit nuk mund te rimorkiohej.

Gjendja shëndetësore e dy shtetasve në përgjithësi është e mirë. Gjendja shëndetësore e dy shtetasve në përgjithësi është e mirë. Shtetasi italian i identifikuar si Antonio Francesco Palma, 39 vjeç, lindur në Brindisi ka djegie të gjymtyrëve të poshtme nga benzoli. Ndërsa shqiptari Alfred Gjondeda, 54 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë nuk ka lëndime. Veprimet e mëtejshme kryhen nga Policia Kufitare.

Article Logic
Execution time: 0.0038888454437256