INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roja bregdetare italiane shpëton 650 emigrantë

Roja bregdetare italiane shpëton 650 emigrantë

Publikuar më: 08:13 15-09-2016

Roja bregdetare italiane, sot ka njoftuar se ka gjetur trupat e pesë emigrantëve, ndërkaq 650 të tjerë janë shpëtuar. Emigrantët e shpëtuar kanë qenë duke udhëtuar me pesë varka dhe anije të vogla, thuhet në deklaratën e rojës bregdetare, njofton AFP. Në gjashtë operacionet e shpëtimit është përfshirë edhe një anije e një organizate joqeveritare nga Malta, së bashku me anijet detare të Irlandës, të cilët kanë gjetur pesë trupat. Më 5 shtator, në detin Mesdhe, në zonën në mes të Italisë dhe Libisë, u gjetën 15 trupat e emigrantëve të mbytur. Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, që prej fillimit të vitit, në vend kanë arritur 128.397 emigrantë, që është për 5 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Article Logic
Execution time: 0.0022120475769043