INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roja bregdetare turke shpëton 199 emigrantë nga mbytja në Egje

Roja bregdetare turke shpëton 199 emigrantë nga mbytja në Egje

Publikuar më: 20:50 20-02-2016

Ekipet e rojës bregdetare të Turisë në Detin Egje të enjten dhe të premten kanë shpëtuar 199 migrantë, sipas forcave të sigurisë.

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thekson në faqen e tij të internetit se “143 migrantë në afërsi të Muglas, janë shpëtuar të enjten, ndërsa 56 janë shpëtuar të premten në afërsi të Izmirit”.

Refugjatët të cilët janë shpëtuar janë me origjinë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe shumë vende të tjera të cilët tentojnë të përfitojnë azil në shumë vende të zhvilluara evropiane.

Sipas të dhënave të mëparshme nga selia e OKB-së në Gjenevë, në të cilën folën edhe përfaqësues të UNICEF-it, nga shtatori, periudha kur u mbyt djaloshi Aylan Kurdi, e deri më sot, në Detin Egje mesatarisht mbyten dy fëmijë në ditë

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885