Një thes me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sattiva është gjetur sot në zonën e Kallmit në Durrës, brenda në det.
Mësohet se sasia e drogës është pikasur nga roja kufitare, në një zonë të pabanuar. Gazetarët raportojnë se deri më tani nuk dihet se kush mund ta ketë hedhur këtë sasi droge në det, ndërsa ka dyshime se mund të ketë rënë nga ndonjë mjet lundrues. Menjëherë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.