INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rojet bregdetare shpëtojnë 4 mijë emigrantë në Detin Mesdhe

Rojet bregdetare shpëtojnë 4 mijë emigrantë në Detin Mesdhe

Publikuar më: 09:53 27-05-2016

Rojat bregdetare italiane kanë shpëtuar më shumë se 4.000 emigrantë në Detin Mesdhe vetëm gjatë orëve të fundit.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të qeverisë italiane, të cilët nënvizuar se azil-kërkuesit u shpëtuan pas kryerjes së 22 operacioneve të ndryshme.

Ata thanë gjithashtu se që prej ditës se brenda kësaj jave numri i refugjatëve që janë evakuar nga deti nga rojat bregdetare arrin në më shumë se 10.000.

Autoritetet dyshojnë se gjatë kësaj kohe ka patur edhe dhjetëra emigrantë që mund të kenë humbur jetën, por nuk ka ende një shifër zyrtare.

Në një kohë kur fluksi i emigrantëve që vijnë nga lindja e mesme është reduktuar si pasojë e mbylljes së kufinjve nga ana e shteteve ballkanike si dhe parandalimi i kalimit të tyre nga Turqia në bazë të marrëveshjes së arritur me Bashkimin Europian, një valë edhe më e madhe është duke tentuar që të mbërrijë në kontinentin e vjetër përmes brigjeve italiane.

Shumica prej tyre nisen nga Libia, ndikuar edhe nga gjëndja kaotike në të cilin ndodhet ky vend. Burime nga agjensitë inteligjente europiane njoftojnë se afro 800.000 emigrantë afrikanë kanë udhëtuar drejt Libisë dhe kanë si qëllim të kalojnë Detin Mesdhe për të mbërritur në Italinë jugore.

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249