INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rojet e burgjeve në Francë në grevë kombëtare, shkak sulmet nga të dënuarit

Rojet e burgjeve në Francë në grevë kombëtare, shkak sulmet nga të dënuarit

Publikuar më: 10:58 22-01-2018

Një seri sulmesh kundër rojeve të burgut nga të burgosurit në institucionet anembanë Francës ka çuar në mbajtjen e një greve mbarëkombëtare në vend. Sindikatat kanë premtuar një "bllokadë totale" të burgjeve të hënën, pasi mosmarrëveshja e tyre me qeverinë mbi përmirësimet e sigurisë dhe ngritjet e pagave hyn në javën e saj të dytë. BBC raporton se ministri francez i drejtësisë Nicole Belloubet tha se do të takohet me krerët e sindikatave në përpjekje për t'i dhënë fund krizës. Javën e kaluar, sindikatat hodhën poshtë propozimet e qeverisë për t'i dhënë fund grevave. Rojet në burgjet anembanë vendit, përfshirë institucionet e sigurisë së lartë Fleury-Mérogis dhe burgun Fresnes jashtë Parisit, po marrin pjesë në protestë të mbështetura nga sindikatat. Ministria franceze e drejtësisë ka nxitur përfaqësuesit e sindikatave që të "rifillojnë dialogun menjëherë", duke shtuar se ishte përgjegjësi e të gjitha palëve për të siguruar funksionimin e burgjeve. Greva vjen pasi shumë roje kanë mbetur të plagosur në rrëmujën dhe trazirat e ndodhura në disa burgje të vendit. Javën e kaluar, tre oficerë u sulmuan në një sulm në burgun e Fresnes, i cili ndodhet në jug të Parisit. Të dielën, dy roje burgu kërkuan trajtim në spital pasi ata u sulmuan në një qendër burgimi, pranë Calais, sipas zyrtarëve të burgut. Sindikatat po ndërmarrin veprime të mëtejshme pas refuzimit të një projektmarrëveshjeje që propozon krijimin e 1.100 vendeve të rojës, përgjatë katër viteve. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, aktualisht, shërbimi i burgjeve në Francë ka punësuar 28,000 roje në 188 institucione që mbajnë rreth 78,000 të burgosur.

Article Logic
Execution time: 0.0038478374481201