INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rojtarët e drogës me armë i presin rrugën dhe një prokurori

Rojtarët e drogës me armë i presin rrugën dhe një prokurori

Publikuar më: 09:47 06-10-2016

Rojet e hashashit nuk kursejnë askënd kur bëhet fjalë për zbulimin e parcelave. Ata pengojnë me armë këdo që tenton t’u afrohet këtyre zonave, qofshin këta dhe zyrtarë të lartë. Një rast i tillë është shënuar në fshatin Myzë të Matit, ku u zbuluan e asgjësuan 10600 rrënjë kanabis. “Panorama” raporton se Prokurori i Matit, Abaz Muça, është përballur me një situatë të pazakontë në punën e tij, teksa ishte nisur drejt vendit të ngjarjes. I shoqëruar edhe nga një oficer i Policisë Gjyqësore, ai është nisur nga zyra e tij për në vendin ku kishte marrë informacion për parcela të mbjella me lëndë narkotike. Duke qenë se informacioni i dhënë nga strukturat e sigurisë ishte operativ, dhe bënte fjalë për dyshime mbi implikimin e policëve të caktuar, prokurori i Matit ka vendosur të verifikonte të vërtetën me qëllim që më pas të kryente veprimet e nevojshme hetimore. Ai është nisur ditën e djeshme i shoqëruar nga një hetues për në zonën e fshatit Myzë, njësia administrative Lis, në Bashkinë e Matit. Gjatë rrugës për në vendin ku dyshohej se kultivohej drogë, në një zonë pranë fshatit, një fuoristradë, i ka prerë rrugën makinës ku ndodhej prokurori me gjithë hetuesin e çështjes. Prej saj ka dalë një person i armatosur me kallashnikov, i cili ka bllokuar rrugën. Pas një debati për rreth 15 minuta, personi me armë nuk jepte shpjegime se pse pengonte lëvizjen në rrugë. Për këtë arsye, prokurori me oficerin janë kthyer mbrapsht dhe kanë njoftuar policinë. Forcat e rendit të shoqëruara edhe nga FNSH, në prani të prokurorit, kanë shkuar në zonën ku kultivohej kanabisi dhe kanë gjetur parcelat e mbjella me 10600 rrënjë.

Article Logic
Execution time: 0.0036218166351318