Roma ka arritur të mposhtë Peskarën me lehtësi në fushën e kësaj të fundit, duke zyrtarizuar kështu edhe rënien në Serinë B të ekipit të Ledian Memushaj. Skuadra e Pescarës nuk ka arritur t'i përgjigjet nivelit të garës në Serinë A dhe do të rikthehet sërish andej nga erdhi. Ajo ka grumbulluar vetëm 14 pikë, në 33 javë kampionat dhe kur kanë mbetur edhe 15 pikë në lojë, matematikisht është i pamundur qëndrimi në Serinë A.
Nga ana tjetër, Roma hodhi një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të vendit të dytë në kampionat, pasi tashmë ndodhet 4 pikë para Napolit, që u ndal të dielën nga Sasuolo.
Për verdhekuqtë sot shënuan mesfushorët Strootman e Nainggolan, si dhe sulmuesi Salah një dopietë, ndërsa golin e nderit për Pescarën e shënoi Benali, pas nëj asisti të Memushajt.