INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roma bën vetëvrasje në

Roma bën vetëvrasje në "Olimpiko", mundet 3-0 nga Porto

Publikuar më: 08:41 24-08-2016

Pikërisht kur pritej që ky të ishte një sezon pozitiv për Romën, ndodh krejt e kundërta. Skuadra e kryeqytetit italian eliminohet në mënyrën më të keqe nga Porto në Champions League, në fazën play-off.

Askush nuk e priste që pas atij barazimi 1-1 në ndeshjen e parë në Portugali, pas asaj fitoreje 4-0 ndaj Udinezes në javën e parë të kampionatit italian, të pasonte një rezultat i tillë katastrofik.

Roma paguan një nervozizëm të pashpjeguar të lojtarëve, diçka që nuk i jep hall as trajneri Spalletti. Fillimisht ishte Vermaelen që do të dilte me të kuqe në takimin e parë në Portugali. Për t’u pasuar mbrëmë nga De Rossi e Emerson, që do ta linin skuadrën me nëntë lojtarë pasi u larguan të ndëshkuar nga gjyqtari po me karton të kuq.

Për De Rossi-n do të ishte kartoni i kuq i 12-të me Romën. Bilanc aspak pozitiv dhe për Romën, që në 31 nga 32 ndeshjet e fundit në Europë ka pësuar gol, përjashtuar vetëm përballjen me Bate Borisovin.

Një nisje e keqe e sezonit për Romën, që në javët në vazhdim do duhet të përballojë presionin e tifozëve të saj.

Porto do të fitonte mbrëmë 0-3, me golat të shënuar nga Felipe, Layun e Jesus Corona. Një fitore që e bën ekipin portugez pjesë të fazës në grupe të Champions League-s.

Janë kualifikuar po ashtu dhe Legia e Varshavës, Sëlltiku i Gllazgout, Monako e Ludogoreci.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219