INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Roma dhe Milani fillojnë ngjitjen pas fitoreve, sot Juventus-Inter

Publikuar më: 09:20 28-02-2016

Roma dhe Milani fitojnë ndeshjet e radhës në kampionat. Kryeqytetasit shënuan tre gola në portën e Empolit për 3 pikë duke u ngjitur në vendin e 3 në kampionat të paktën për një natë.

Roma ka arritur të fitojë 3:1 në fushë kundërshtare ndaj Empolit. Në fakt të gjithë golat u shënuan nga ana e lojtarëve të Romës, pasi edhe goli i vetëm i Empolit ishte autogol i Zukanoviç. Ndërkaq golat për Romën u shënuan nga El Sharaw (2 gola) dhe Pjaniç.

Empoli e mbylli ndeshjen edhe me 10 lojtarë, pasi Rui u përjashtua në fund me karton të kuq. Roma pas 27 ndeshjesh të zhvilluara ka grumbulluar 53 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë, por me një ndeshje më tepër të zhvilluar. 

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Milani iu fal golit të shënuar nga Luca Antonelli duke mundur Torinon 1-0.

Fitorja e ngjitet Milanin në vendin e 6 me 47 pikë, një më pak se Interi. Sot në 20:45 do të zhvillohet super ndeshja Juventus-Inter.

Article Logic
Execution time: 0.0035138130187988