Skuadra e Romës ka mposhtur me spektakël 4:0 Sampdorian, për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Ekipi i Spaletit zhbllokoi ndeshjen në minutën e 39’ me Naingolan. Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol për verdhekuqtë, që mban firmën e Dzkeos. Vetëm 13 minuta më pas shënon sulmuesi El Sharawi dhe sërish mesfushori belg që fiksoi shifrat finale 4-0.
Verdhekuqtë e Spaletit vazhdojnë të konfirmojnë formën e mirë në këtë sezon duke qenë pretendentë në të tre kompeticionet ku marrin pjesë. Fati ka qenë në anën e Romës, pasi në çerekfinale do ta ketë më të lehtë ndaj Cesenës. Përcaktohen çerekfinalet e Kupës së Italisë ku përballjet e tjera janë Napoli – Fiorentina, Juventus – Milan ,Inter – Lazio