Nuk kanë fund nderimet për “mbretin e fundit të Romës” legjendën Francesco Totti.
Pasi iu rezervua një lamtumirë prej perandori të vërtetë në Stadio Olimpico për ndeshjen e tij të fundit në futbollin e luajtur, të tjera surpriza e presin ish-kapitenin verdhekuq. Nëpërmjet profilit të vet në Twitter, klubi i Romës i ka dhënë një ide: “Pas topit që dërgoi në tribunë, si mendoni për bluzen me numër 10 në hapësirë?”. Në fakt më shumë se ide, ishte një sfidë për agjensinë hapësinore Avio, që ka qendrën e saj në afërsi të kryeqytetit italian. Këta të fundit e pranuan duke thënë se “mendojmë ne për këtë”, pasi për kapitenin askush nuk thotë jo. Madje edhe vetë Totti duket se e pëlqeu shumë idenë duke shkruajtur në Twitter: “Ok, unë jam dakort”. Bluza që u kthye në legjendë në fushat e blerta të futbollit duket se do vazhdojë të valëvitet, këtë herë në pafundësinë e hapësirës. E denjë për një gjigand si ai!
Ok, io ci sto! Pronto per il lancio! ?? pic.twitter.com/kFYjSlGSVO
— Francesco Totti (@Totti) July 18, 2017