INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roma frenon festën e Juventusit për titullin kampion

Roma frenon festën e Juventusit për titullin kampion

Publikuar më: 09:01 15-05-2017

Roma ka mposhtur me rezultatin 3-1 Juventusin në takimin e fundit të javës së 36 të Serisë A.

Bardhezinjtë kanë kaluar të parët në avantazh, në minutën e 21-të me golin e Mario Lemina, ndërsa De Rossi shënoi katër minuta më pas dhe me barazimin 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, verdhekuqtë shënuan dy herë me anë të El Shaarawy dhe belgut Nainggolan, duke fiksuar rezultatin 3-1.

Në minutat shtesë ka vend edhe për Francesco Tottin, i cili mori përshëndetjen e publikut, në këtë sezon të fundit me verdhekuqtë.

Me këtë humbje, Juventusi shtyn festën e titullit, larg të cilit është vetëm tre pikë, kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi. Nga ana tjetër, ky tre pikësh i shërbeu Romës për të ruajtur vendin e dytë të renditjes.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381