INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Roma gëzon fitoren e 4-ët radhazi / Por edhe Juventus nuk zhgënjen këtë herë [VIDEO]

Publikuar më: 14:41 23-01-2017

Roma ka mposhtur Cagliarin 1-0 për të mbetur në vendin e dytë vetëm një pikë larg nga Juventuesi. Mjaftoi një gol i dyshimtë i Edin Dzekos që Roma të regjistronte fitoren e 4-t radhazi dhe të ngjitej në kuotën 47 pikëve në kampionat, vetëm 1 më pak se Juventusi. Në minutën e 55-të bomberi boshnjak devijoi në rrjetë një krosim të gjermanit Rudiger edhe pse miqtë protestuan për një faull të Dzekos. Ky ishte goli i 14-t sezonal në Serinë A për Edin Dzekon i cili në minutën e 84-t u ndal nga traversa duke mos mundur të dyfishojë shifrat.

Juventusi nuk mund të gabojë dy ndeshje radhazi. Bardhezinjtë kanë fituar ndaj Lazios 2-0 duke treguar edhe njëherë se nuk kanë rivalë në garën për titullin kampion. Në “Juventus Stadium” gjithçka vendasit e zgjidhën që në pjesën e parë. Dy golat janë shënuar nga dyshja argjentinase e sulmit Dibala dhe Higuain.  Ndërkohë, fitore ka shënuar edhe Inter i cili vijon ecurinë pozitive prej 6 fitore radhazi. Zikaltërit fituan në transfertë përballë Palermos me rezultatin e ngushtë 1:0. Goli për ekipin e Piolit u shënua nga portugezi Joao Mario.

Pas kësa fitoreje Interi ngjitet në vendin e pestë, duke kaluar Milanin në renditje.

Article Logic
Execution time: 0.0033938884735107