Është një nga sulmuesit më të mirë të qendrës për momentin dhe njeriu, që ka shënuar shumë gola për ekipin italian të Romës.
Ish-sulmuesi i Manchester City, i cili u transferua tek Roma sezonin e kaluar mund të themi se ka qenë një pikë kyçe e skuadrës dhe mesa duket ajo nuk ka ndërmend ta lëshojë atë në drejtim të ndonjë klubi tjetër.
Ekipi i Romës, sipas Tuttosport, ka ndërmend që ta zgjasë kontratën e boshnjakut deri në 2020, duke i ofruar dhe një rritje page për ta çuar atë deri në 4 milion euro për një sezon.
Shancet janë që sulmuesi ta pranojë ofertën e klubit duke qëndruar aty edhe për 2 vite të tjera.