INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Roma mund 4:0 Fiorentinën, e rikthehet keshtu në vendin e dytë [VIDEO]

Publikuar më: 14:41 08-02-2017

Roma ka arritur një fitore bindëse ndaj Fiorentinës me rezultatin 4-0 në ndeshjen e luajtur për javën e 23-të të kampionatit italian.

Skuadra kryeqytetase ka fituar me poker golash duke siguruar tre piket e radhës dhe ka rimarrë vendin e dytë në klasifikim. Rezultati u zhbllokua në minuten e 39′, kur kapiteni De Rossi shërbeu në mënyrë të shkëlqyer sulmuesin Edin Dzeko. Fale mbrojtësit kolumbian Carlos Sanchez, eshte mposhtur pa shumë problem portieri Tatarusanu. Fiorentina e filloi më mirë pjesën e dytë, sidoqoftë ishte përsëri Roma skuadra që gjeti rrjetën.

Në minuten e 58, pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi nga krahu i djathtë, mbrojtësi argjentinas Fazio kërceu mbi të gjithë, duke shfrytëzuar më së miri me kokë krosimin e De Rossi-t.

Goli i tretë ishte njëkohësisht edhe goli më i bukur i takimit, pasi aksioni nisi që nga mbrojtja. Në vetëm pak sekonda topi përshkoi mesin e fushës dhe De Rossi hapi lojën në krahun e majtë për Strootman. Holandezi ofroi një top të shkëlqyer për Nainggolan që në minuten e 75 trefishoi shifrat. 7 minuta para fundit Edin Dzeko shënon dhe golin e katërt te takimit dhe të dytin personal, me një rezultat që ndaj klubit vjollcë mungonte prej plot 17 vjetësh. Jo vetëm kaq, por falë dy golave të realizuar sulmuesi boshnjak u ngjit në krye të golashënuesve, me 17 gola, ndërsa ekipi i Romës në krahun tjetër tashmë e ngushton në vetëm 4 pikë diferencën me skuadrën e Juventusit me një takim më pak ku do të luaj sonte ndaj Krotones.

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111