INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Roma mund Milan,Villarreal “fundos” Atl. Madrid [VIDEO]

Publikuar më: 13:10 13-12-2016

Roma ka mundur Milanin në “Olimpico” duke fituar duelin një rival direkt në luftën për titull. Milani dominoi pjesën e parë, por nuk mundi të prekte rrjetën e  vendasve. Në minutën e 27-të milanezët kishin një mundësi të artë për të kaluar në avantazh pasi arbitri akordoi një 11 metërsh, por Niang nuk arriti ta shfrytëzonte si duhej këtë mundësi. Ndërkohë goli i fitores së Romës edhi vetëm në minutën e 62-të  me anën e mesfushorit belg, Naingolan, i cili befasoi Bonarumën me një gjuajtje jashtë zone. Këto 3 pikë e çojnë Romën  në vendin e 2, vetëm 4 pikë larg Juventusit kryesues, ndërsa Milan mbetet në vendin e tretë në kuotën e 32 pikëve. Por dje u luajt edhe ndeshje tjetër e Serie A, Fiorentina-Sassuolo, ku vendasit arritën të fitojnë me rezultatin 2-1.

Atletico e Madridit vazhdon të humbasë terren në garën për zonën Champions në Primera Division. Skuadra e Simeones u mund 3-0 nga Villarreal në një sfidë direkte për Europën mes dy ekipeve duke treguar dhe njëherë paqëndrueshmëritë e mëdha që e kanë karakterizuar në këtë sezon.

Article Logic
Execution time: 0.0033020973205566