Ngjarja shumë simpatike ka ndodhur gjatë derbit të shumëpritur roman, mes Romës dhe Lazios.
Polici ishte në krye të detyrës, në uniformë i gatshëm për të ruajtur rendin dhe rregullin gjatë një prej ndeshjeve historikisht më problematike për përplasje tifozësh. Ose të paktën u përpoq, deri në momentin që pasioni për futbolli e rrëmbeu dhe atë vetë, duke iu bashkuar pjesës tjetër të tifozëve në këngë dhe thirrje. Ai e harroi uniformën, por fundja kush nuk do ta harronte kur ekipi yt shënon dhe po fiton në derbi?