INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roma tërbohet në merkato, “poker” blerjesh në 1 javë

Roma tërbohet në merkato, “poker” blerjesh në 1 javë

Publikuar më: 08:01 20-06-2017

Jo vetëm Milani, por edhe Roma është duke u treguar mjaft aktive në këto ditë të para të merkatos.

Futbollisti i parë i afruar, ishte mbrojtësi meksikan Hector Moreno, i ardhur nga PSV, rreth një javë më herët, ndërsa dita e sotme duket se do të jetë vërtetë e nxehtë për Romën e Di Francescos, sepse pritet zyrtarizimi i tre afrimeve të tjera.

I pari është mesfushori italian Pellegrini, një futbollist i rritur te të rinjtë e Romës, por që prej dy sezonesh po shkëlqen te Sassuolo. Futbollisti tjetër, është Jean Seri, mesfushor 25 vjeçar i Nicës, me të cilin verdhekuqtë kanë gjetur akordin për transferimin kundrejt një vlere prej 35 milionë eurosh. Seri shkëlqeu këtë sezon me ekipin francez dhe zgjoi interesin e fortë të PSG dhe Barcelonës, të cilat e shikonin si zëvendësues ideal të Verrattit, por që Monchi nxitoi dhe ua rrëmbeu. Futbollisti i tretë, është mbrojtësi i Feyenoord, Karsdorp, për të cilin Roma do të paguajë 12 milionë euro, ndërsa me lojtarin do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare.

.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721