INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roma zyrtarizon

Roma zyrtarizon "të sëmurin" Patrick Schick për 42 milionë €

Publikuar më: 10:44 29-08-2017
Këtë të martë vjen edhe zyrtarizimi i Patrick Schick si lojtari më i ri i Romës. Sulmuesi çek, zbriti të hënën në mbrëmje në aeroportin e Fiumicinos. Mëngjesin e së martës është prezantuar në Trigoria ku dhe ka takuar për të parën herë trajnerin e Romës, Eusebio Di Francesco. Mes tyre pati edhe një shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje në fytyrë. Schick tashmë ndodhet në klinikën Stuart ku do të kryejë vizitat mjekësore, përpara se të firmosë kontratën që do ta lidhë me Romën deri në fund të vitit 2022. Shifrat e akordit përbëjnë një rekord më vete për skuadrën e Romës. Çeku do të jetë kështu lojtari më i kushtueshëm në historinë e Romës. Përpara tij, rekordin e mvbante Gabriel Batistuta, për të cilin Seni kishte shpenzuar plot 36,2 mln €. Roma do të paguajë 6 milionë € për marrjen borxh me të drejtë blerje për sezonin e ardhshëm, ku në total do të shpenzojë 42 milionë €. Për lojtarin është gati një kontratë më një pagë neto prej 2,5 mln € në sezon.
Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664