INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Romana Vlahutin i dorëzon raportin e KE-së për hapjen e negociatave, por ka një mesazh të rëndësishëm [FOTO]

Romana Vlahutin i dorëzon raportin e KE-së për hapjen e negociatave, por ka një mesazh të rëndësishëm [FOTO]

Publikuar më: 18:29 17-04-2018

Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi priti në takim Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Tiranë, znj.Romana Vlahutin, e cila i dorëzoi progres- raportin e KE-së

Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi priti sot në një takim Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, znj Romana Vlahutin, e cila i dorëzoi progres- raportin e KE-së, ku rekomandohet çelja e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Pas dorëzimit të raportit znj. Vlahutin u shpreh se : “Sot është një lajm i mirë për Shqipërinë, pasi KE-ja, ka rekomanduar çeljen e negociatiave.Sot ndjehem e lumtur dhe krenare, që Shqipëria ka përmbushur detyrimet dhe objektivat, dhe që KE vendosi të rekomandojë çeljen e negociatave për anëtarësim”.
Znj. Vlahutin theksoi se është një vlerësim i drejtë për arritjet e Shipërisë, por ka ende shumë punë për të bërë. Ajo shtoi se: “ Jam e bindur qe ju keni punuar pa ndërprerje, për ta bërë realitet këtë gjë dhe për këtë u jam mirënjohëse të gjithë kontribuesve, por në mendje tani më vjen vetëm qershori. Një datë datë e vështirë, proces i vështirë dhe delikat. Qershori nuk varet vetëm nga plotësimi i detyrave nga Shqipëria, por edhe në zhvillimet apo situatat e vendeve të tjera, anëtare të BE-së. Në këtë kuptim, i kërkova Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi, që gjatë këtyre muajve, të gjithë faktorët politikë, të kenë një qëndrim të unifikuar të përbashkët, për të bindur vendet skeptike të BE-së.

Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi, shprehu mirënjohje dhe falenderime për Ambasadoren znj.Vlahutin, për punën dhe kontributin e vyer në të gjithë këtë proces të vështirë dhe delikat. Mirënjohje për Komisionin Evropain, në veçanti Komisionerin z.Hahn dhe të gjithë faktorin politik në vend. Gjatë fjalës së tij, z.Ruci theksoi se : “Sot është një ditë e emocionuar, për mua dhe Parlamentin, ditë që e kemi pritur shumë gjatë. Ditë ku unë do ta cilësoja, si ditë vlerësimi dhe inkurajimi, jo vetë për mazhorancën, qeverinë, po për të gjithë shqipërinë dhe shqiptarët. Rekomandimin ne e shohim si përgjegjshmëri dhe punë të madhe, dhe jo si një vetëkënaqesi apo eufori e momentit. Ju garantoj që Kuvendi me gjithë fuqitë dhe forcat e tij, do ta kthejë rekomandimin në programin e punës së tij”.

Në fjalën e tij z. Ruçi shtoi se: “Sot ne marrim rekomandimin, por sytë të gjithë i kemi nga Qershori, që sigurisht ky proces deri atëherë do të kërkojë shumë punë, shumë bashkëpunim nga të gjithë ne”

Në fund të takimit, Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi e siguroi Ambasdoren znj.Vlahutin se në gjithë këtë proces nuk ka të humbur, por vetëm të fituar, që janë Shqipëria dhe shqiptarët.

ruci.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035731792449951