INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Romancë, skena “hot”, rregulla të reja, “luftë”! Ja traileri i ri për “Fifty Shades Darker” [VIDEO]

Romancë, skena “hot”, rregulla të reja, “luftë”! Ja traileri i ri për “Fifty Shades Darker” [VIDEO]

Publikuar më: 20:34 03-01-2017

Vit i ri, Anastasia Steele e re!

Publikimi i “Fifty Shades Darker” është vetëm disa javë larg, dhe një trailer ri është lançuar. Ky trailer përfshin të gjitha skenat që kemi parë më parë, seks në dush, Christian Grey pa bluzë, Ana duke kafshuar buzët, dhe “gili-vilit” në ashensor, por këtë herë të gjitha me në sfond këngën e Zayn dhe Taylor Swift. Jamie Dornan si miliarderi sadist Grey, lufton për të kthyer përsëri në jetën e tij Dakota Johnson në rolin e Anastasia Steele, e cila është e dashuruar me të, dhe nuk mund të rrijë larg tij. Ajo kthehet me Christian, por nuk është e vetmja që konkuron për zemrën e tij. Në skenë shfaqet edhe një ish i miliarderit Grey.

Këtë herë dy protagonistët, do ndryshojnë rregullat, “Jo dënime, dhe jo më sekrete”, i thotë Anastasia, Christian-it. Duhet të presim deri më 10 shkurt për të parë filmin e plotë! 

Article Logic
Execution time: 0.0040178298950195