Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim të posaçëm ish kryeministrin e Italisë Romano Prodi. Por vizita e tij në Tiranë ka ardhur dhe me nj propozim konkret për vendin tonë. Ka qenë presidenti Meta ai që ka zbuluar dhe propozimin.
Ilir Meta:
“Një mëngjes pune me mikun e shqiptarëve, profesor Romano Prodin, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona e të ardhmen europiane të Shqipërisë.
I drejtë propozimi i mikut tonë për të ndërtuar një simbol të turizmit shqiptar, që do promovonte edhe më fuqishëm rritjen cilësore të turizmit e përfitimeve”.