INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Romë, 43 vjeçari shqiptar vritet me 4 plumba pranë banesës

Romë, 43 vjeçari shqiptar vritet me 4 plumba pranë banesës

Publikuar më: 11:12 28-04-2017

Një shqiptar ka mbetur i vranë mbrëmjen e shkuar në Romë të Italisë. Mediat vendase bëjnë me dije se ndaj 43 vjeçarit shqiptar Gasper Reçi është qëlluar me katër plumba, dy në pjesën e gjoksit dhe dy të tjerë në pjesën e këmbës, shumë pranë banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Simeri Crichi”, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së shkuar. Shqiptari ishte duke ecur në rrugë dhe për arsye ende të panjohura, u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ju afrua. Pasi u godit, burri gjeti vdekjen në vend.

Forcat e policisë dhe ekipet mjekësore shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk qe e mundur të bëhej asgjë për shqiptarin.

Sipas hetimeve të para, dy burra në bordin e një makine “Smart” i janë afruar 43 vjeçarit dhe njëri prej tyre, dyshohet pasagjeri e ka qëlluar atë për vdekje, për t’u zhdukur më pas. Nuk ka dëshmitarë për ngjarjen.

Policia ka nisur hetimet.

“Corriere” shkruan se vrasja e natës së shkuar rikthen vrasjet me armë zjarri në rrethinat e Romës pas një periudhe qetësie dhe konfiskimet e shumta të armëve në zonë. Krimet atje ndodhin kryesisht për shkak të trafikut dhe drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0034902095794678