INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Romela Begaj flet për In News: 'Pozitive ndaj doping? Shpifje, e gatshme për çdo analizë '

Romela Begaj flet për In News: 'Pozitive ndaj doping? Shpifje, e gatshme për çdo analizë '

Publikuar më: 15:18 16-01-2018

E shpallur kampione bote në peshëngritje një muaj më parë në Kaliforni, sportistja shqiptare Romela Begaj është pezulluar përkohësisht nga çdo aktivitet sportiv pasi ka rezultuar pozitive në analizat e Doping.
Lajmi ka mbërritur në Federatën Shqiptare të peshëngritjes ditën e premte por ende nuk ka një dokument zyrtar.
E kontaktuar ne telefon nga IN tv Romela Begaj ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka shprehur se është e gatshme të kryeje çdo analizë tjetër për të vërtetuar të vërtetën.
"Asnjë nga lajmet që qarkullojnë nuk janë të vërtete.
Këto janë disa akuza që disa persona i hedhin për te prishur imazhin tim.
Pasi deri tani nuk ka asnjë letër zyrtare që unë kam dale me doping. Ne jemi në pritje të kësaj analize, dhe gjithashtu të hapur për çdo gjë tjetër.
E përsëris këto janë disa shpifje që kërkojnë të më prishin imazhin dhe të më heqin meritat e punës time" shprehet ajo.

Ky është pezullimi i dytë që Romela Begaj merr për doping.

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816