"Betohem para këtij Kurani betohem para flamurit tim popullit tim. I vendos duart në këto gjërat më të shtrenjta që kam dhe betohem se unë kam një emër, Romela Begaj dhe se duart e mija kurrë se kanë prekur atë substance. Çdo medalje e imja është e pastër".
Me lot në sy dhe më këto fjalë ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ish kampionia e botës Romela Begaj.
Sportistja Begaj ka dal pozitive dhe ndaj testit B të dopingut, por sportisja i hedh poshtë të gjitha akuzat dhe shprehet e gatshme për çdo lloj testi tjetër.
Në deklaratën e saj Romela fajëson shtetin shqiptarë për këtë ngjarje të hidhur, shkruan intv.al
"Fati im i keq që kam lindur në këtë shtet pa shtet. Ne jemi bota e tret dhe kur bota e tret mund boten e pare kjo ndodh", shprehet Begaj
Megjithatë ngjarjet e fundit nuk e trembin ish kampionen por do vazhdoje peshëngritjen pavarësisht çmimit.
Nuk heq dore nga sporti, është jeta ime ka harxhuar rinin time për këtë profesion dhe këtë flamurë./intv/