Një javë më parë teksa e përmendi Ermal Mamaqi, Romeo Veshaj e përshëndeti “live” në emision ish të partnerrn e tij, Jonida Maliqin. Këtë përshëndetje e ka kthyer së fundmi edhe Jonida në një intervistë të shkurtër për "Jo vetëm modë" duke u shprehur:
“E përshëndes edhe unë. E kam xhan dhe sa herë e takoj, ruajmë miqësi. Kështu që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Jetojmë në një kohë ku fatmirësisht qytetaria dhe mirënjohja ekzistojnë. Ku njerëzit kalojnë kohë shumë të bukur bashkë.”
Mesa duket dy artisët kanë ruajtur një marrëdhënie korrekte dhe nuk e kanë aspak kompleks të përmendin njëri tjetrin edhe në dalje publike.