INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Romina Kostani: Çfarë është e-Albania, si i ndihmon qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit  [VIDEO]

Romina Kostani: Çfarë është e-Albania, si i ndihmon qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit [VIDEO]

Publikuar më: 19:43 21-12-2017

Portali qeveritar e-Albania është një portë unike në internet ku qytetarët, bizneset dhe  punonjësit e administratës publike në nivel qendror mund të përfitojnë shërbime elektronike.

Portali shfrytëzon Platformën Qeveritare të Ndërveprimit në të cilën institucionet lidhen dhe shkëmbejnë informacione me njëri-tjetrin.

Portali, së bashku me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit nëpërmjet të cilës institucionet ndërveprojnë duke shkëmbyer të dhëna në kohë reale, janë pjesë e rëndësishme e strategjisë së Qeverisë, për të ofruar shërbime elektronike nëpërmjet një pike të vetme kontakti.

E ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, përgjegjësia e Portalit Qeveritarë  e-Albania, Romina Kostani, ka treguar për disa nga shërbimet që e-Albania ofron për qytetarët e saj. E thënë në mënyrën më të thjeshtë e-Albania është portali qeveritarë, ku të gjitha shërbimet ofrohen online për të gjithë qytetarët.

Sipas Kostanit shumica e shërbimeve që ndodhen në portalin e-Albania ofrohen në mënyrë automatike, pra vetëm me një klik. Për shembull një ndër shërbimet më të përdorura në e-Albania është marrja e një certifikate.  E-Albania u mundëson edhe punonjësve të administratës të tërheqin informacionet të cilat u nevojiten qytetarëve pa i sorollatur ata nga një zyrë në një tjetër.

Shërbimi kryesor dhe më i rëndësishëm për maturantët në këtë portal është ai i ‘Maturës Shtetërore’, një shërbim elektronik i cili mundëson aplikimin online në formularët A1 dhe A1Z.

Sipas Kostanit e-Albania ofron lehtësim edhe për emigrantët që ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë. “Ne tani kemi edhe aplikime të shumta nga emigrantët që ndodhen jashtë vendit, kemi 36 shërbime për ambasadat dhe konsullatat dedikuar të gjithë atdhetarëve shqiptarë”, ka shtuar përgjegjësja e portalit e-Albania.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.0050749778747559