Artisti i mirënjohur, Romir Zalla, u shpreh në emisionin Kolaudim, se politikanët nuk e mbështesin kulturën pasi nuk duan të kulturojnë popullin.
Ai u shpreh për In Tv, se nëse populli kultivon shijet, mendjen, trurin, zemrën duke parë shfaqje teatri, bëhet më i zgjuar, gjë që i frikëson politikanët. Artisti është shprehur se këtyre politikanëve nuk iu duhet një popull i tillë përpara, por iu duhet një popull i stresuar, mundësisht të jenë si dele.
Pra, Romir Zalla, fajëson politikanët për këtë kauzë, që është shkaktuar në artin shqiptar.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: