Rona Nishliu është një nga këngëtaret që ka mbetur ikonë në estradën shqiptare. Përfaqësimi I saj dinjitoz në “Eurovision” mbetet ende një nga më të vlerësuarat në historinë e kombit tone.
Mirëpo nga këngëtarja vjen së fundmi një lajm nga jeta private. Edhe pse ajo ka bërë maksimumin për të fshehur fotot gjatë shtatzënisë së saj burime për prive.al kanë zbuluar se Rona ka sjellë në jetë një vajzë me emrin Noa.
Mami Rona edhe vajza gëzojnë shëndet të plotë ndërsa detajet e tjera priten të bëhen publike së shpejti.
E rezervuar sa i takon jetës personale, Rona Nishliu u martua në shtator me
Florin, një djalë nga Tirana me të cilin kishte 5 vite lidhje.
Vetëm pak muaj më parë ajo zbuloi se ishte në pritje të ëmbël.