Rona Nishliu është ndër ato këngëtare të cilat posedojnë një personalitet të madh artistik duke i dhënë asaj edhe titullin e ambasadores së kulturës shqiptare në botë.
Këngëtare, tekstshkruese, filantropiste. Nishliu është një ndër personazhet më interesant të muzikës shqiptare dhe si e tillë ajo së fundmi është bërë zyrtarisht trajnere e “ The Voice of Albania 6”.
Gjithmonë e veçantë në stil, Rona Nishliu është kujdesur që emri i saj të ngjisë shkallë suksesi dhe këtu mjafton të përmendim edhe vitin 2011 kur përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong” me këngën “Suus” duke u renditur në vendin e pestë. Ky angazhim i ri do të jetë një eksperiencë e bukur për vetë Ronën dhe me shumë vlerë për konkurentët. Gjithashtu, edhe një emër tjetër i suksesshëm do të ulet për herë të parë në karrigen e kuqe të “The Voice”, Alban Skënderaj.