Ish-sulmuesi i Brazilit, Ronaldinho ka folur për karrierën e tij futbollistike ku ndër të tjera ai ka treguar një episod mjaft interesant që mund ti kishte ndryshuar karrierën. Braziliani mund të ishte transferuar tek ekipi i Manchester United, nëse president i Barcelonës në atë kohë nuk do ta kishte telefonuar në momentet e fundit.
“Kam qenë shumë afër United. Gjithçka është vendosur në 48 orë, por Sandro Rosell më kishte shumë kohë para se të bëhej një ofertë për mua se: ‘Nëse unë bëhem president, a do të vish?’ dhe unë thashë po. Ka qenë vetëm një çështje detajesh me United kur Rosell më mori në telefon dhe më tha se do të fitonte zgjedhjet. Unë i kisha dhënë fjalën atij dhe gjithçka është mbyllur shumë shpejt” – tha ish-sulmuesi i Barcelonës për revistën “FourFourTwo”.
Ronaldinho ka zhvilluar një karrierë të shkëlqyer në Spanjë, duke fituar shumë tituj me ekipin blaugran. 38-vjeçari u transferua në Barcelonë për 30 milion euro në vitin 2003, pastaj pjesa tjetër është histori.