Sulmuesi brazilian Ronaldinjo do të rikthehet si të luajë në Evropë për turqit e Antaliasporit.
Mësohet se legjenda braziliane do të firmosë një kontratë njëvjeçare me mundësi të vazhdimit për një edicion tjetër, raportojnë mediat turke.
"Kemi arritur një marrëveshje me Ronaldinjon. Mendoj se shumë shpejt do të zyrtarizohet”, tha presidenti i ekipit turk, Gültekin Gencer. Nga ana tjetër Ronaldinjo ka postuar një video në “Instagram” ku shkruan: “Përshëndetje të gjithëve, do të jem në Turqi së shpejti”.
Rol në transferimin e ish-sulmuesit të Barcelonës luajti Samuel Eto, i cili do të luajë përkrah Ronaldinjos sezonin e ardhshëm. Eto dhe Ronaldinjo kanë luajtur më parë së bashku me “blaugranët”, ekip më të cilin kanë dhuruar paraqitje mbresëlënëse.