INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronaldo apo Salah? Zidane bën zgjedhjen e tij

Ronaldo apo Salah? Zidane bën zgjedhjen e tij

Publikuar më: 14:45 22-05-2018

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, doli në konferencë për shtyp në prag të finales së madhe të Champions League ndaj Liverpoolit.

Shumë pyetje ishin në lidhje me yjet e skuadrave respektive: Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah.

Njëri prej gazetarëve e vuri disi në siklet francezin kur e pyeti nëse do ta ndërronte kokë për kokë portugezin me egjiptianin. Zidane u përgjigj: “Jo, mbaj fort Cristianon dhe flas vetëm për lojtarët e mi”.

Më tej, Zidane theksoi se CR7 është futbollisti më i mirë në botë.ronaldooo.jpg

“Jam i lumtur që e kam Cristianon në ekipin tim sepse është më i miri, e tregon këtë gjë çdo vit”, theksoi Zidane.

Kur u pyet nëse Liverpooli është më i uritur për këtë trofe sesa Reali, që e ka fituar në dy vitet e fundit, Zidane e mohoi kategorikisht.

“Nuk e di sa uri ka kundërshtari, por di të them se ne kemi dëshirë për ta fituar këtë trofe si gjithmonë. Në këtë klub kështu është përherë. Nuk mund të thotë njeri që jemi më pak të uritur sesa të tjerët. Jemi Reali dhe gjithmonë duam tituj”, u shpreh trajneri i madrilenëve.

salaah.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018470287322998