Ai u bë baba për herë të katërt një vit më parë kur e dashura e tij, Georgina Rodriguez lindi vajzën e tyre Alana Martina. Cristiano Ronaldo pati edhe më shumë arsye për të buzëqeshur të hënën, kur mori një çmim prestigjioz të revistës sportive, Marca për arritjet në futboll dhe pranë tij kishte Georgina Rodriguez.
Sulmuesi portugez, i cili aktualisht luan për klubin italian të Juventusit e përqafoi të dashurën 25-vjeçare teksa pozoi me krenari me trofeun gjatë një ceremonie të mbajtur në kryeqytetin spanjoll të Madridit.
Por duke marrë shkas nga barku i fryrë, mediat e huaja raportojnë se zeshkania është sërish shtatzënë. Bukuroshja ka zbuluar barkun e rrumbullakosur teksa mbante të veshur një fustan të ngushtë që e bënte të dukej mjaft seksi. Çifti është bashkë prej 3 vitesh dhe mesa duket paska plane për një familje të madhe.