IN SPORT
Ronaldo barazon Messin, ja fjalët e tij pas trofeut të fituar

Ronaldo barazon Messin, ja fjalët e tij pas trofeut të fituar

Publikuar më: 20:17 25-08-2016

Pas hedhjes së shortit të grupeve të Champions League është përcaktuar edhe “Lojtari më i mirë i Europës” për sezonin e kaluar.  Sigurisht që ky çmim i shkoi Cristiano Ronaldos, i cili u shpall si futbollisti që pati ndikim më të madh dhe absolut në fitoren e trofeut të Championsit nga ana e Realit të Madridit.

Në garë për këtë trofe individual ishin edhe Gareth Bale dhe Antoine Griezmann.

Këto janë fjalet e tij pas trofeut të fituar:

“Përsa i përket trofeve, mund të them me siguri se ky ka qenë sezoni më i mirë i karrierës sime. Kam pasur shumë sezone të mëdha që kur kam filluar të luajë, por ky ishte i veçantë. Më duhet të falënderoj bashkëlojtaret e mi në Real Madrid dhe Portugali. Nuk do të ishte e drejtë në qoftë se unë nuk do të përmendi Bale dhe Griezmann – 2 lojtarë të mahnitshëm.  Ëndrra ime ishte që të bëhem një futbollist dhe ëndrrat vijnë vërtetë. Bale & Griezmann e meritojnë këtë çmim poashtu. Griezmann, më vjen keq që nuk ke fituar asnjë nga finalet kundër nesh.”

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0030181407928467