Real Madrid ka triumfuar në finale e botërorit të klubeve dhe ngjitet sërish në majën e futbollit botëror. Skuadra madrilene vuajti shumë dhe arriti të fitojë vetëm pas kohës shtesë ndaj Kashima me rezultatin 4-2.
Edhe pse fillimisht u mendua se ishte një ndeshje e lehtë, nuk rezultoi aspak e tillë. Kashima përmbysi avantazhin e Realit që krijoi Benzema me golin e tij në minutën e 9′, duke treguar se kjo nuk do të ishte një shëtitje për madrilenët.
Megjithatë për të nxjerrë nga situata “Los Blancos” mendoi ylli i saj, Kristiano Ronaldo.
Portugezi fitues i “Topit të Artë” në mimutën e 60′ barazoi rezultatin në 2-2, ndërkohë në minutat 98′ dhe 106′ të shtesës realizoi edhe dy gola të tjerë për të kompletuar tripletën e tij.
Ky sukses i shton një tjetër trofe ekipit të Realit në palmaresin e saj, ndërsa Kristiano Ronaldo fitoi edhe “Këpucën e Artë” të turneut.