Cristiano Ronaldo është përballur me mbrojtësat më të mirë në botë gjatë periudhave të ndryshme kur ka luajtur për Manchester United, Real Madrid dhe ekipin kombëtar të Portugalisë.
Ai gjithashtu ka turpëruar shumë prej tyre kur i kanë dalë përballë dhe nuk kanë mundur as ta shohin topin, e jo më të bëjnë gjë tjetër. Por ka edhe nga ata mbrotjës që ia kanë bërë punën të vështirë golashënuesit më të mirë të historisë së Real Madrid dhe Champions League. Sipas vetë Ronaldos lojtari më i fortë që ka ndeshur në karrierën e tij është ish mbrojtësi i majtë i Chelsea dhe Arsenal, britaniku Ashley Cole. “Ai nuk të lë as të marrësh frymë” janë fjalët e CR7 për lojtarin 35 vjeçar që sot luan për Los Angelos Galaxy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.