Ronaldo tashmë bën pjesë në listën e 10-të golashënuesve më të mirë në histori të futbollit për sa u përket kombëtareve.
Ai ka shënuar në humbjen shokuese që pësuan kampionët e Europës, edhe pse në pjesën e parë ata po fitonin me rezultatin 2-0, u mposhtën nga Suedi me rezultatin 2-3.
Tashmë sfida tjetër për Portugezin është për të kaluar legjendën Pele që ndodhet në vendin e pestë me 77 gola.
Ndonëse vendi i parë është shumë larg plot 38 gola dhe duket i vështirë për t’u arritur vendi i dytë që mbahet nga një tjetër legjendë e Real Madrid Ferenc Puskas, me 84 gola është mëse i mundshëm.