Cristiano nuk i harron rrënjët e tij dhe rikthimi i tij në “Old Trafford” ishte plot nostalgji dhe dashuri . Në mbrëmjen e djeshme ai doli fitimtar, duke dhënë asist-in për Dybala, me Juventus-in që bëri një lojë të shkëlqyer.
Por, pas ndeshjesh Kristiano nuk mund të largohej nga Manchester-i pa takuar trajnerin legjendar të ekipit Sir Alex Ferguson , njeriun që e bëri të njihej në të gjithë botën futbollistin e lindur në Madeira.
“Ylli” portugez dhe trajneri veteran skocez, tashmë në pension, shkrepën një foto së bashku, të cilën 5 herë fituesi i “Topit të Artë” nxitoi ta postonte në profilin e tij në Tëitter.
“Një trajner i madh dhe mbi të gjitha një njeri i mrekullueshëm. Më ka mësuar shumë gjëra brenda dhe jashtë fushës. Është bukur kur të shoh në formë të mirë, kapo!”, shkruante Ronaldo në mesazhin e tij.