Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi padyshim që janë ndër më të mirët në botë, ku secili prej tyre zotëron pesë Topa të Artë, por ylli i Real Madridit mendon se mund të triumfojë përsëri këtë vit. Megjithëse këmbëngul se është i kënaqur me karrierën e tij deri tani, Ronaldo beson se mund të arrijë një rekord të ri të Topit të Artë në vitin 2018.
33-vjeçari ka fituar dy edicionet e fundit për çmimin më të lartë individual që ka futbolli për të barazuar rekordin me yllin e Barcelonës, Lionel Messi me plotë pesë Topa të Artë. Forma e Ronaldos në gjysmën e parë të sezonit çoi në hamendësime që fitorja e tij në 2017 mund të ishte e fundit, por ai beson në aftësinë e tij për të kërkuar përsëri trofeun e Topit të Artë.
Ylli i Real Madrid është i bindur se ai tashmë ka arritur më shumë sesa priste në futboll duke e pohuar këtë në një prononcim për Desimpedidos. "Unë kurrë nuk kam ëndërruar për të fituar pesë Topa të Artë. Natyrisht, kam ambicie dhe ndihem i aftë dhe i fortë për të sfiduar lojtarin më të mirë në botë. Disa njerëz thonë të kundërtën por i besoj vetes. Për momentin, kjo varet, varet nga trofetë që fitoni, nga se si përfundon sezonin, në Kupën e Botës këtë vit, varet nga shumë faktorë, por mendoj se është ende e mundur fitimi I një Topi tjtër të Artë” – ka thënë Cristiano Ronaldo.