IN SPORT
Ronaldo ''skuqet'' dhe qan, por Juventus ia del edhe pa të! Real, Bayern, Manchester United fitojnë pastër, zhgënjen Manchester City [FOTO]

Ronaldo ''skuqet'' dhe qan, por Juventus ia del edhe pa të! Real, Bayern, Manchester United fitojnë pastër, zhgënjen Manchester City [FOTO]

Publikuar më: 23:07 19-09-2018

Juventus e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Champions League, duke fituar 2-0 në transfertë ndaj Valencias, edhe pse luajtën për një orë me një lojtarë më pak. Cristiano Ronaldo u largua me karton te kuq në minutën e 30-të nga gjyqtari Felix Bryzh. Mbrojtësi Murillo simuloi brenda zonës duke u rrëzuar, teksa portugezi e ka prekur në kokë për t’i bërë shenjë për të ngritur, një gjest që është parë ndryshe nga anësori pas porte që i bëri me shenjë gjyqtarit kryesor për ta ndëshkuar me karton të kuq. Ronaldo shpërtheu më pas në lot duke thënë se nuk ka bërë asgjë.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, bardhezinjtë fituan një penallti, e cila u kthye në gol nga Miralem Pjanic. Fillimi i pjesës së dytë ishte sërish më i mirë për torinezët që gjetën golin e dytë,s ërish nga pika e bardhë, me të njëjtin autor, Pjanic. Në minutën e 5-të shtesë, Parejo humbi një penallti që u prit mjaft mirë nga Szczesny.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Manchester United fitoi 3-0 në transfertën ndaj Young Boys. Pogba hapi serinë e golave në minutën e 35-të, ndërkohë që 1 minuta nga fundi i pjesës së parë, francezi shënoi nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë në minutën e 66-të, Martial shënoi golin e tretë për skuadrën e tij.

Ajax mposhti 3-0 AEK-un e Athinës, në Amsterdam.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, kur që në minutën e parë të këtij fraksioni Nicolas Tagliafico shënoi për vendasit. Donny van de Beek realizoi golin e dytë për Ajax. Në minutën e fundit pati kohë edhe për golin e tretë “firmosur” nga sërish nga mbrojtësi argjentinas Nicolas Tagliafico.

Ndërkohë, Shakhtar dhe Hoffenheim ndanë nga një pikë në ndeshjen e luajtur në Ukrainë, e cila u mbyll 2-2.

Real Madrid e ka nisur me sukses mbrojtjen e titullit teksa mposhtur me rezultatin 3-0 AS Roma-n. Ishte pikërisht Isco me një perlë nga goditja standarde që i dha avantazhin Los Blancos në minutën e 45’. Pas pushimit Roma tregohet më agresive por ndëshkohet nga goli i dytë i shënuar nga Gareth Bale. Në fund kishte edhe disa minuta për Mariano, i cili shënon një gol “alla” Ronaldo në ndeshjen e parë të sezonit në Champions League. Ndërkohë në përballjen tjetër të grupit G, Plzen barazuar 2-2 ndaj CSKA Moscow.

Lyon ka befasuar të gjithë teksa ka mposhtur Manchester City-n në Etihad me rezultatin 2-1. Padyshim që mungesa e Guardiola-s ka ndikuar te dështimi i papritur i Qytetarëve të cilët ishin hija e vetvetes mbrëmjen e sotme. Dy gola brenda pjesës së parë i kanë dhënë një goditje të rëndë lojtarëve të City-t. Cornet në të 26-ën dhe Fekir në të 43-ën kanë mundësuar avantazhin e dyfishtë për francezit, shkruan telesport. Pas pushimit anglezët mundohen të rifuten në lojë dhe ngushtojnë rezultatin me golin e Bernardo Silva-s, por nuk arriti të përmbyste rezultatin.

Bayern ka fituar pa shumë probleme ndaj Benfica-s me rezultatin 2-0 në Estadio da Luz. Bavarezët ishin superiorë që pas fërshëllimës së arbitrit dhe arrin të gjejë golin e avantazhit që në minutën e 10-të me anë të Robert Lewandowski-t.

Pas pushimit ishte djaloshi i rritur te Benfica Renato Sanches, i cili deri para disa muajsh është cilësuar një dështim, ai që dyfishon rezultatin pas një aksioni spektakolar të gjermanëve.

MTE.png

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883